Google ADS

Nga sot seanca e hapur për rastin e Kumanovës, do të thirren 50 dëshmitarë

12:25 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info
Pas një sërë seancash të mbyllura në procesin gjyqësor për “Lagjen e Trimave”, nga sot seancat gjyqësore do të jenë të hapura për opinionin.
Kjo u bë e ditur nga avokati Naser Raufi , që sipas tij gjatë seancave do të thirren  50 dëshmitarë nga pala mbrojtëse, ndërsa në mesin e dëshmitarëve do të ketë politikanë dhe ish funksionarë.

Sipas avokatit Raufi, në muajin prill pritet të përfundoj procesi gjyqësor ndaj 37 të akuzuarve të grupit të Kumanovës, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit dy vite më parë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Fillimisht do kemi disa dëshmitar mandej do vijoje deklarata e çdo i akuzuari edhe varësisht prej deklaratave dhe personave që do të përmendën në deklarata që vetë personat e akuzuar do të japin, atëherë do ti propozojmë edhe dëshmitarët”, deklaroi Naser Raufi./INA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme