Në Haxh nga rajoni i Gostivarit janë nisur 169 persona. Ata sot në mëngjes pas ceremonisë fetare në medresenë “Isa Beu” janë dërguar në aeroportin e Shkupit, prej ku nisen për në Arabinë Saudite.
Sivjet, më i riu është 34 vjeçar, ndërsa më i moshuari është 85 vjeçar.
Pas përgatitjeve përfundimtare për udhëtimin përmes muftinisë së Gostivarit, janë siguruar të gjitha dokumentet për vizë, qëndrim dhe biletat e aeroplanit.
Në ndërkohë, haxhinjtë e ardhshëm i pranuan vaksinat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër sëmundjeve infektuese që i ka në vende në të cilat do të qëndrojnë.
Në 27 ditët e ardhshme, haxhinjtë e ardhshëm do të vizitojnë shumë vende të shenjta, si Meka dhe Medina, Gjatë rrugës ata do të jenë të shoqëruar nga mjekë dhe teolog./MIA
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...