Prokuroria Themelore Publike nuk është e sigurt nëse Nikolla Gruevski kishte ikur nga Maqedonia për në Shqipëri i fshehur në bagazhin e veturës, siç pohoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Dhe ne kemi disa informacione se mund të ketë qenë e fshehur në atë mënyrë, por gjatë hetimeve kjo mundësi nuk u mbështet nga prova konkrete dhe prandaj ne nuk e publikuam atë në opinion” thonë nga Prokuroria për “Telma”.
E dimë se si Gruevski ka ikur nga vendi. Me një ashensor ai u lëshua në bodrum dhe më pas u fsheh në bagazhin e veturës me të cilin është larguar na vendi. Në Shqipëri po e priste një veturë diplomatike hungareze, deklaroi sot Zaev.
Fotot nga kamerat e sigurisë lidhur me ikjen e Gruevskit nëpër Shqipëri nuk ofrohen sepse sistemi gjoja nuk mund të mbajë një numër të madh materialesh dhe automatikisht të vjetrat i fshijnë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...