“Maqedonia e Veriut nga nesër do të filloj të eksportojë vaj luledielli për në Shqipëri”, kështu deklaroi Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi.
Vaji i lulediellit më parë importohej në Shqipëri kryesisht nga Ukraina, mirëpo ndodhitë e fundit atje krijuan një pamundësi furnizimi.
“Republika e Maqedonisë së Veriut nesër do të marrë vendim të rëndësishëm që do të hapë eksportin e vajit të lulediellit në Shqipëri, produkt që importohej kryesisht nga Ukraina. Kemi ndjerë mungesë si dhe në tregjet ndërkombëtare, prandaj edhe çmimet janë më të larta. Dua të falënderoj ministrin Bekteshi për bisedimet konstruktive dhe dua të garantoj se marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e tregtisë do të vazhdojnë të jenë shumë të mira”, tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi se do të vazhdojë lehtësimi i të gjitha procedurave në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Për shkak të mungesës së vajit për gatim në Shqipëri, i cili kushton 3,1 euro, shumë qytetarë nga rajonet kufitare me Maqedoninë e Veriut kryesisht blejnë vaj në Dibër, Strugë, Ohër dhe Resnjë., përcjell AIM.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë