Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka lajmëruar se në Maqedoni të Veriut nga nesër do të fillojë zbatimi i masës “orë policiore” edhe atë nga ora 9 e mbrëmjes deri në ora 6 të mëngjesit.
“Të nderuar qytetarë, po njoftoj se Qeveria solli vendim për një masë që për herë të parë do të zbatohet në republikën tonë. Sollëm vendim për masa më radikale, me qëllim që t’i mbrojmë qytetarët nga virusi Korona. Nga nesër fillojmë me masën, orë policore. Ndalohet lëvizja e popullatës nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit. Nuk ka kompromis. Masën duhet ta respektojmë se vetëm kështu do të mund ti mbrojmë qytetarët. ASGJË MË NUK ËSHTË NJËSOJ!”, deklaroi Spasovski.
Nga kjo masë përjashtohen personat që kanë nevojë për shkaqe shëndetësore urgjente. Personat me dializë, nën shoqërimin e dy personave të tjerë, tha më tej Spasovski.
Kjo masë nuk do të vlej për pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë./GazetaExpress/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...