Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot mbajti një konferencë për shtyp, ku informoi se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon që nga dita e nesërme (05.11.2018) në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend. Për këtë vit janë siguruar 41.000 doza të vaksinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për herë të parë këtë vit, Ministria ka blerë 28.000 doza vaksine, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.
“Kemi blerë vaksinë me katër valenta, e cila është më e reja, me cilësi të lartë, dhe mbron kundër katër lloje të gripit dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane Shëndetësore. Vaksinat janë blerë nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi Paster”. Këtë vit ne ndihmojmë qytetarët që kanë më shumë nevojë për vaksinim. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, si dhe sëmundje të tjera kronike, si dhe profesionistëve të shëndetit dhe të tjerëve me rrezik shëndeti”, theksoi ministri Filipçe.
Të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë në Qendrën për Shëndet Publik, pa terminë. Bëhet fjalë për 130.000 doza të cilat i kanë blerë Qendrat për Shëndet Publik, ndërsa çmimi i tyre është 650 denarë./Telegrafi/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA