Nga e hëna kontrolle shtesë për masat e reja kundër coronavirusit në RMV

11:51 | 11 Gusht 2021
A. B.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, në takimin e sotëm diskutuan për zbatimin e vendimit për rekomandimet, masat e përkohshme, dhe protokollet për mbrojtjen kundër Covid-19.

Siç informoi ministri përmes profilit të tij në Facebook, nga e hëna do të vijojnë kontrolle të intensifikuara.

“Pra vaksinoheni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, shkroi Bekteshi.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese nga Covid-19, nga 16 gushti ndalohet puna e objekteve gastronomike në ambiente të mbyllura, ndërkaq në ambientet e hapura me kapacitet mbi 30 persona do të mund të pranohen vetëm personat e vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme