Millo Gjukanoviq, kandidat për President të Malit të Zi, po prin në zgjedhjet e sotme.
Kur janë numëruar 75 për qind të votave, kreu i DPS’së së Malit të Zi po fiton me 54.9 për qind.
Në garë për të parin e vendit ishin shtatë kandidatë.
Kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq fituar 2.8 për qind të votave, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA ka fituar 33.7 për qind të votave. Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç fitoi 0.8 për qind të votave, kurse Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve moti 0.5 për qind të votave, kurse Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb ka fituar 0.4 për qind të votave. Ndërkaq kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq ka marrë 8 për qind të votave.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...