Alsat mëson se nga 1 janari pensionet do të rriten për 700 denarë.
Kjo do të thotë se masa do të hyjë në fuqi, dy ditë para se të fillojë me punë qeveria teknike. Sipas përllogaritjeve në buxhetin për vitin 2020, do të duhej të sigurohen 44 milionë euro shtesë në nivel vjetor.
Kjo shumë është e njëjtë me atë për të cilën në katër ditët e kaluara Alsat insistoi në përgjigje nga Ministria e Financave që të sqarojë se për çfarë do të jenë të destinuara?
Me fjalë të tjera, në draftin e propozim-buxhetit për vitin 2020, Qeveria me vetiniciativë e rriti normën e transferove për pensione, ndonëse vetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkonte rritje prej vetëm rreth 18 milionë euro. Me rritjen e këtillë të mjeteve, tani sqarohet se për çfarë do të përdoren pjesa shtesë prej 64 milionë eurove në krahasim me vitin 2019.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...