Google ADS

Nesër votohen ministrat e rinj në Qeverinë e Maqedonisë

22:23 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Në seancën e nesërme në Kuvendin e Maqedonisë është paraparë që të votohen ministrat e rinj, me të cilat edhe u zgjerua shumica parlamentare.

Në seancën e thirur për nesër, deputetët do të duhet të zgjedhin dy ministra dhe dy zëvendës ministra të rinj që vijnë nga Lëvizja Besa, PDSH dhe Partia Demokratike Turke, përcjell telegrafi maqedoni.

Bardhyl Dauti dhe Musadik Beqiri nga PDSH pritet të emërohen ministër pa resor, gjegjësisht zv.ministër i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Asaf Ademi dhe Faton Selani nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit do të zgjidhen në postin e ministrit të Kulturës, gjegjësisht sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndarja e drejtorive dhe posteve të tjera në eshalonin e tretë të Qeverisë, mund të pritet vetëm pas javës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme