Google ADS

Nesër takohen Zaev dhe Gashi

15:20 | 18 Nëntor 2021
V. S.

Kryeministri Zoran Zaev të premten do të takojë kreun e Alternativës Afrim Gashin për t’i shpalosur ofertën që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga partia e Gashit nuk tregojnë se cilat ministri do t’i kërkojnë nga Zaevi, përderisa ky i fundit nuk e tregon ofertën.

E njëjta sipas Alternativës do të duhet të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas të vendoset përfundimisht nëse do të jenë ose jo pjesë e shumicës së re me 4 deputetët e tyre. Nga partia e Gashit hedhin poshtë zërat se në mbledhjet e deritanishme është biseduar për ndarje dhe preferenca resorësh apo drejtorive të nivelit qendror.

Së fundi janë zhvilluar negociata edhe mes partnerëve të koalicionit Zaev-Ahmeti. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se zgjerimi i shumicës pritet të ndodh së shpejti.

“Është më mirë që të përfundojnë bisedimet të cilat po zhvillohen këto ditë ndërmjet liderëve të koalicionit, kryeministri Zaev dhe kryetari Ahmeti. Pastaj më mirë është që partitë politike dhe deputetët që i bashkohen shumicës t’i tregojnë arsyet dhe motivet për të cilat do të jenë pjesë e shumicës e cila garanton stabilitetin politik dhe të ardhmen Evropiane”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Nëse Alternativa e Afrim Gashit bëhet pjesë e Qeverisë, opozita shqiptare në Kuvend do të mbetet me 10 deputetë, 8 të Aleancës për Shqiptarët dhe dy të lëvizjes Besa./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme