Rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 ka filluar me votimin e të burgosurve, atyre që janë në paraburgim, të sëmurit dhe personat e palëvizshëm, personat që janë në izolim apo gjithsej 7.645 persona.
Për ta ishin përgatitur këshilla të posaçme zgjedhore derisa për 376 votues që janë në izolim për shkak të COVID-19 janë angazhuar edhe ekipe mjekësore. Në institucionet ndëshkuese – përmirësuese ka 1.409 votues.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishin shënuar probleme teknike me aparatet për leximin e shenjave të gishtërinjve që kishte ndikuar të krijoheshin radhë të gjata nëpër vendvotime.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që të mos përsëriten problemet e kësaj natyre dhe sic thanë, mes dy rretheve zgjedhore janë zhvilluar trajnime se si të përdoren këto aparate.
“Patëm trajnime shtesë për Kryetarët dhe zëvendësit e këshillave zgjedhore që përdorin këto aparate, me qëllim që t’u sqarohen procedurat. Presim që tashmë janë tejkaluar këto probleme teknike. Në dispozicion kemi edhe mbi 400 persona për mbështetje teknike që do të dalin në terren dhe të ndihmojnë në ato vende ku mund të paraqiten problemet”
Në rrethin e dytë do të zgjidhen kryebashkiakët në 44 Komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë mbi 1.3 milionë votues që do ta shprehin vullnetin e tyre në 2.481 vendvotime. Zgjedhjet do të monitorohen nga mbi 1.600 vëzhgues të vendit e të huaj./Klan Maçedonia/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...