“Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, është lajmi që përcjell protesta e organizuar për nesër, ku kërkohet që rasti Lagjja e Trimave të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale.
Organizatorët theksojnë se do të protesojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast dhe me të gjitha rastet e tjera që janë dënuar shqiptarët, që nga viti 2001 e deri më sot.
Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani, tha se për të organizuar këtë protestë janë motivuar nga deklaratat dhe qëndrimet e shumë institucioneve relevante botërore, të cilët kanë vlerësuar se në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në procedurat paraprake dhe në gjykata.
Këtë protestë e organizon Këshilli i Familjarëve të Rastit Lagjja e Trimave, Shoqata e të Burgosurve Politik, OVL-UÇK e drejtuar nga Besim Hodadhe shumë shoqata të tjera joqeveritare./Shenja
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...