Google ADS

Nesër në Prishtinë nënshkruhet protokolli për hapjen e kufirit Bellanoc-Stançiq

22:17 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Nesër në Prishtinë nënshkruhet protokolli teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot e nënshkroi plotësimin e Marrëveshjes për financim të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës se Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2013, me çka edhe ligjërisht IPA mjetet e këtij programi vihen në dispozicion për financim të projektit strategjik Beljanovc -Stançiq.

Kësaj i parapriu vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me çka Osmani mori autorizimin për nënshkrim të plotësimit të marrëveshjes për financim të IPA-s.

“Me përkushtim të madh u punua për plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, të cilat ishin të nevojshme për fillimin e realizimit të këtij projekti. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme ishte ndërtimi i rrugës deri tek kalimi i ri kufitar, i cili u financua prej mjeteve nacionale në shumë prej rreth 6.000.000 eurosh”, tha Osmani për mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme