Nesër në agjendën e Kuvendit fillon seanca plenare mbi ndryshimet kushtetuese pa një projeksion të qartë se sa kohë do të zgjasë e njëjta, kryesisht për shkak se kryeministri Zoran Zaev dhe koalicioni qeverisës ende nuk kanë pozicion të saktë, se a i kanë 80 deputetët e nevojshëm, pra tetë nga kampi opozitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo që është e qartë se debati mund të marrë 10 ditë ose më pak në varësi se sa deputetë do të paraqiten për ta marr fjalën. Nëse votimi është i suksesshëm dhe kalon në hapjen ndryshimeve kushtetuese, do të jenë të nevojshëm 110 ditë për tre faza, por mundet edhe më shkurtër për shkak se ka procedura që lejojnë atë.
LSDM i bëri thirrje opozitës që të ndryshojë qëndrimin e saj, sepse nuk ka kohë për të humbur në afatet e shkurtra.
“Askush nuk duhet të shpresojë për një amnisti, zgjidhja është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk ka dy të tretat e shumicës”, thonë nga LSDM-ja.
Nga partia opozitare OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se janë të gatshëm menjëherë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...