Gjykata Penale në Shkup të hënën do ta shqiptojë aktgjykimin për lëndën “Ryshfeti” në të cilën i akuzuar kryeministri Zoran Zaev, ndërsa dy ditë më vonë (të mërkurën) do të merret vendimi për lëndën “Tanku” ku i akuzuar është ish-kryeministri Zoran Zaev.
Në seancën e kaluar për lëndën “Ryshfeti” prokurorja Valentina Bislimovska kërkoi ndërrim të aktakuzës dhe në vend të marrjes së ryshfetit, i akuzuari të gjykohet për kërkim të ryshfetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja kërkoi që për këtë vepër penale gjykata ta dënojë Zaevin, ndërsa ligji parasheh burg prej një deri pesë vite.
Kryeministri Zaev akuzohet se në kohën kur ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove nga biznesmen i Strumicës Ivan Nikollov Saçevalliev.
Ndërsa në lëndën “Tanku” pas fjalëve përfundimtare pritet që të merret vendimi për të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski, të cilët nëse dënohet duhet të paguajnë edhe harxhimet gjyqësore në vlerë prej 313.160 mijë denarë.
Prokurori Gavril Bubeski kërkoi nga gjykata që gjatë shqiptimit të aktgjykimit të merr parasysh edhe rrethana rënduese për Gruevskin, pasi ai ka vepruar me mendim të drejtpërdrejtë derisa ka qenë kryeministër dhe veprën e ka kryer me vetëdëshirë, me buxhetin e shtetit, ndërsa rrethanë lehtësuese gjendjen e tij familjare.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në fjalën përfundimtare tha se proceset gjyqësore ndaj tij janë politike dhe se ky gjykim është përndjekje politike ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Gruevski së bashku me Gordana Jankulloskën dhe Gjoko Popovskin akuzohen se në mënyrë joligjore me para të shtetit kanë blerë makinë luksoze “Mercedes”, në vlerë prej 600 mijë eurove.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren