Në Maqedoni, vazhdon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së.
Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona; procesi do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ne votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve. Nëse zgjedhjet dështojnë, detyrën e presidentit të përkohshëm do ta ushtronte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në raundin e parë të zhvilluar në 21 prill, në votime dolën, 41.67 për qind e zgjedhësve. Kandidati shqiptar Blerim Reka, nuk arriti dot ta kapërcente atë raund, ndërsa fushata e balotazhit tani është përqendruar pikërisht tek përpjekjet për tërheqjen e votave të shqiptarëve.
Retorika e dy kandidatëve të mbetur ka qenë shumë e kujdesshme kundrejt shqiptarëve, e madje Gordana Siljanovska ka deklaruar se do të jetë presidente e gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.
Pendarovski, i mbështetur nga BDI, i ka sulmuar këto pretendime të saj, duke thënë se Siljanovska tregohet e matur vetëm se për tërheqjen e votave të shqiptarëve pasi në fakt ka dëshmuar se është për shtet etnocentrik./Tch
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...