Nëse nuk zgjedhen anëtarët e KSHZ-s, do të ketë takim liderësh

17:13 | 13 Korrik 2018
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev ka lënë të hapur mundësinë e mbajtjes së një takimi mes liderëve të partive më të mëdha politike në vend, nëse grupet punuese të cilat negociojnë për tejkalimin e ngërçit rreth KSHZ-së nuk mund të dakordohen.

Ai tha se nuk ka rëndësi kush do ta thërret takimin i pari, por me rëndësi sipas tij është që të përmbushen obligimet e mara nga partitë në marrëveshjet e fundit.

Por edhe për dy kërkesat e tjera të OBRM-PDUKM-së, ligjin për financimin e partive politike dhe formimin e Qeverisë sipas marrëveshjes së Përzhinos, Zaev tha se tanimë ka marrëveshje dhe nuk ka nevojë për negociata shtesë.

Me ligji për financimin e partive politike Zaev tha se kanë për qëllim t’i bëjnë më rezistentë partitë politikë ndaj korrupsioneve të mundshme, nga çfarëdolloj ndikimi. Kreu i Qeverisë tha se propozim ligji për financimin e partive nga buxheti shtetëror është harmonizuar dhe është dorëzuar në Kuvend.

Duke komentuar kërkesën për formimin e të ashtuquajturës Qeveri e Përzhinos, Zaev tha se mbetet në marrëveshjen për zgjedhjen e një kryeministri teknik 100 ditë para zgjedhjeve, por kundërshtoi zgjedhjen e ministrave ose zëvendës ministrave plotësues me të drejtë vetoje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme