Nëse nuk i vaksinoni fëmijët do të dënoheni me 350 deri 650 euro

15:14 | 3 Janar 2019
A. B.

Dënimet për mosvaksinimin e fëmijëve do të variojnë nga 350 në 650 euro, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë.

MPPS thotë se në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse ka informuar të gjitha kopshtet publike dhe private se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epideminë e Fruthit. Njëkohësisht nga kjo Ministri kanë njoftuar kopshtet se është i ndaluar pranimi në kopshte i fëmijëve që nuk kanë pranuar vaksinën MRP.

“Kopshtet janë përgjegjëse për zbatimin e masave sanitaro-higjienike dhe masave kundër epidemisë. Bazuar në atë çfarë u tha më sipër, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se vendimet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të respektohen. Treguesit dhe rekomandimet janë të dobishme për parandalimin e sëmundjes dhe posaçërisht për sigurinë e fëmijëve” thuhet në deklaratën e MPPS-së.

Dje Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 13 rasteve të reja të të prekurve./Alsat/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme