Google ADS

Nënshtetësia, bllokohet Komisioni për gjuhën maqedonase

22:44 | 13 Shkurt 2021
Arbresh.info

Për rreth një vit, qytetarët që kanë dashur të marrin nënshtetësinë në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të bllokuar.

Kjo për faktin prej në fillim të vitit të kaluar, Komisioni i posaçëm në Qeveri për dhënien e testit të gjuhës maqedonase me qëllim marrjen e nënshtetësisë, nuk ka caktuar provime, duke u arsyetuar me masat kundër Covid19. Nga Qeveria thonë se Komisioni është aktiv, por nuk ka mbajtur testet e gjuhës maqedonase, për qytetarët që kërkojnë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të fundit, Komisioni ka mbajtur takim me qytetarë më 6 mars 2020, pak para se të shpallet gjendja e jashtëzakonshëm. Prej atëherë nuk është mbajtur pranim për takime për shkak të krizës me Covid19, grupimet janë të ndaluara, ndërsa duke pasur parasysh atë se intervistat zhvillohen drejtpërdrejtë mes anëtarëve të Komisionit dhe qytetarit i cili kërkon nënshtetësi për së afërmi, është e pamundur të mbahen kontakte fizike me më shumë persona”, deklarojnë nga Qeveria.

“Qytetarët vendosen në listë dhe presin në rend për intervistë, kur do të krijohen kushte pas situatës me krizën me Covid19, e kur do të ndalojnë të vlejnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, për grupimet, atëherë Komisioni përsëri do të fillojë të mbajë seanca për intervista”, thonë nga Qeveria.

Nga Komisioni thonë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë tjetër, pasi që kandidatët në intervistë patjetër të jenë të pranishëm fizikisht.

Siç njofton “Alsat” në periudhën e fundit është shtuar edhe intensiteti i shqyrtimit të kërkesave për nënshtetësi, në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Nga kjo Agjenci thonë se intensitetin e kanë rritur që vitin e kaluar ku janë shqyrtuar dhjetëra mijëra kërkesa, krahasuar me vite më parë, kur brenda vitit nuk janë shqyrtuar më shumë se tre mijë kërkesa./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme