Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:50 Ndihma e Shpejtë në Saraj ka raportuar se në fshatin Arnaqi është konstatuar vdekja nga korrenti e dy personave të gjinisë femërore.
MPB thekson se dy viktimat janë nënë e bijë.
“Punonjësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së N.S. (27) nga fshati Arnaqi, diku rreth orës 14:10 ka gjetur motrën e saj M.S. (24) nga i njëjti fshat në banjë të prekur nga rryma, ajo është drejtuar për ndihmë, por ndërkohë nëna e saj Z.S. (57), teksa po përpiqej të ndihmonte M.S., gjithashtu është goditur nga rryma. Ambulanca ka konfirmuar vdekjen e të dy personave”, theksojnë nga MPB.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...