Nëna e fëmijës 7 vjeçar që dje humbi jetën nga zjarri që kaploi banesën në të cilën ai ishte i lidhur me zinxhir do të mbetet në paraburgim.
Ajo dyshohet për veprën shkeljen e rëndë të obligimeve familjare për çka erdhi deri tek vdekja e djalit të saj, vepër për të cilën ajo mund të dënohet deri në 5 vjet burg.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftuan se për tri vajzat e mitura të kësaj familje është siguruar strehim në bashkëpunim me SOS Fshatin e fëmijëve.
Qendra për punë sociale në Gostivar s’kishte njohuri për këtë familje. Nga atje thonë se nuk ka pasur asnjëherë denoncim apo ndonjë informacion për pakujdesi prindërore.
“Në qendrën për punë dhe politikë sociale në Gostivar, nuk ka lëndë për këtë familje, pra nuk kanë qenë as shfrytëzues të ndihmës sociale as shfrytëzues të ndonjë shërbimi tjetër. Nuk kemi pasur as informacion nga familja apo ndonjë anëtar qoftë i afërm apo i largët se në atë familje ka ndonjë problem të atillë”- deklaroi Azbi Shaqiri, Punëtor social QPS Gostivar.
Në Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara shprehen të tronditur nga ngjarja e posaçërisht nga informatat se fëmija 7 vjeçar që humbi jetën ka qenë i lidhur me zinxhirë.
“Rasti i djeshëm flet se është dashur të merreshin masa paraprakisht që të mos vinte deri tek ndodhia. Puna e zjarrit është që madje mund të ndodh por kjo që fëmija ka qenë i lidhur kjo është diçka absurde dhe shteti duhet të kujdeset më shumë për këtë kategori të fëmijëve por edhe prindërve”- pohoi Shpend Salia, Kryetar i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë gjatë ditës ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë përfunduar hetimet që duhet të tregojnë për arsyet që çuan n shpërthimin e zjarrit në banesë./alsat
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës