Ditën e sotme do të mbahet në Londër takimi i shumëpritur mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut grek Aleksis Cipras.
Kjo bisedë mes tyre që do të zhvillohet në orën 17:20, në Londër do të zgjasë rreth 40 minuta, ndërsa në qendër do të ketë diskutimet për marrëveshjen dypalëshe.
Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.
Kufiri detar, ligji i Luftës, por edhe një sërë çështjesh të tjera pritet të shtrohen në tryezën e diskutimit.
Opozita greke nuk ka rënë dakord me qeverinë në lidhje me marrëveshjen me vendin tonë, gjë që ka sjellë edhe përplasje të fortë në parlament./Gazeta Express
Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend