Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

09:31 | 13 Prill 2023
A. B.

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Lidhja Auto-Mot0 e Maqedonisë njofton se për shkak të punimeve në rrugë (asfaltim) më 12.04.2023 dhe 13.04.2023 do të jetë e mbyllur për komunikacion Njësia 5 (pjesa nga fshati Vevçan deri në Gradsko) prej orës 08:00 deri ora 18:00.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme