MPB informon se më 18.08.2021 në periudhën nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 8 pasdite, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit të personave me vendime izolimi të lëshuara nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, konstatuan se 4 persona nga Gostivari dhe fshatrat Çegran, Bellovisht dhe Turçani i Vogël, edhe pse kishin vendime për izolim dhe trajtim në shtëpi, nuk respektuan vendimet dhe u larguan nga vendi.
Nga MPB thonë se do të përgatiten parashtresat e duhura për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë” në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal kundër personave, dy prej të cilëve janë meshkuj dhe dy femra, të moshës 24 deri në 74 vjeç.
Nga MPB gjithashtu thonë se gjatë kësaj periudhe një femër e mitur nga Veshalla e Tetovës është larguar nga vendi, edhe pse e njëjta ka pasur vendim për izolim. Edhe ndaj saj do të ngritet procedurë adekuate./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...