Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet parlamentare respektivisht edhe ato lokale në disa qytete.
Sipas Komisionit Zgjedhor i Shtetit të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 540 mijë e 26 zgjedhës. Do të votohet për 6 koalicione dhe 5 parti politike.
Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor Komunal, Sulejman Guçi të gjithë vendvotimet janë hapur me kohë. Janë vërejtur disa parregullsitë, të cilat janë mënjanuar menjëherë.
Bëhet fjalë për bilbordet promovuese partiake të cilat kanë qenë në afërsi të vendvotimeve .
Sa i përket votimeve me letër nëpër shtëpia ata sipas Guçit duhet të përfundojnë deri në ora 11.
Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20. Votuesit mbajnë maskat, respektojnë distancën me rekomandim të Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive.
Në Komunën e Ulqinit deri ne ora 9.00 kane votuar 1678 persona, ose 8 përqind e votuesve, kurse në tere territorin e Malit të Zi kanë votuar 14,7 përqind e votuesve.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara dalja është dyfish me e madhe.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër