Ka përfunduar e qetë protesta e filluar ne orën 18:00 kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë.
Ashtu sikurse edhe javën e kaluar u bllokua autostrada nga Zhelina për në Tetovë me lëvizje të ngadaltë të makinave, është bllokuar autostrada nga Tetova për ne Gostivar.
Kështu, dhjetëra makina, kanë lëvizur me shpejtësi prej 20 km në orë përgjatë autostradës duke krijuar kolona prej disa kilometrash të automjeteve që lëviznin ne këtë drejtim.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) më herët paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19./Telegrafi/
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë