Në Tetovë janë mbyllur 14 lokale, dy persona e kanë shkelur orën policore

11:50 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Janë mbyllur gjithsej 14 objekte hotelierike në Tetovë në 24 orët e fundit, pasi që kanë punuar në kundërshtim me masat qeveritare për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Për pronarët janë përgatitur parashtresa përkatëse.

Në të njëjtën periudhë, në zonën e Tetovës janë zbuluar edhe dy persona që e kanë shkelur orën policore, njofton portalb.mk.

“Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur për pastrimin dhe dokumentimin e rasteve, pas së cilës do të përgatiten parashtresa përkatëse, sipas nenit 206 nga Kodi Penal”, kumtojnë nga SPB Tetovë.

Numri i përgjithshëm që nuk e kanë respektuar orën policore ka arritur në 79.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme