Google ADS

Në “Tabanoc” pritet deri në 1 orë për dalje nga vendi

18:24 | 21 Gusht 2021
S D

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 1 orë, ndërsa në Bogorodicë rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme