Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet deri në një orë

19:40 | 1 Shtator 2019
Arbresh.info

Siç njoftojnë nga LAMM, dendësi të komunikacionit ka në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku koha e pritjes për dalje nga vendi shkon deri në një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje he dalje nga vendi.

Ndryshe komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër korsi të thata, ndërsa jashtë qyteteve është rritur dendësia e komunikacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme