Marsh i tolerancës do të mbahet sot në Shkup në organizim të Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, ndërsa me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.
Marshi do të fillojë në mesditë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, përmes rrugës “Maqedonia” deri në pikën përfundimtare të pllatosë para Universitetit të EJL-së në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në fokusin e shënimit të sivjetmë të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës janë arsimimi dhe të rinjtë.
Në marshin e tolerancës do të kërkohet që në mënyrë reale të aktivizohet vullneti politik i deklaruar për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Do të kërkohen ndryshime në themel në procesin e arsimit dhe përmbajtje të cilat do të përkojnë me kohën në të cilën jetojmë dhe me nevojat reale të të rinjve, ndërsa do të përsëriten mesazhet e shqiptuara shpesh për korrigjimin e materialeve mësimore prej përmbajtjeve diskriminuese dhe e arsyetojnë jotolerancën midis grupeve të ndryshme të individëve. Pjesëmarrësit do të porosisin se arsimi nuk guxon të jetë terren për shprehjen e mendimeve dhe qëndrimeve të cilat shkaktojnë urrejtje, ndasi dhe dhunë, thonë nga Komiteti i Helsinkit./in7
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...