Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe shoqata ”Humanost” prezantuan projektin ”Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave”, projekt i financuar nga BE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti parasheh punësimin e grave që kanë qenë të papunësuara një kohë të gjatë dhe janë mbi 40 vjeçare, trajnime për kujdestare për pesonat e moshuar në kushte shtëpiake dhe nxitje e partneritetit publiko-privat.
Nga viti 2013 e deri tani, mbi 60 persona e kanë kaluar këtë projekt që mundëson edukim katërmujor dhe përfitim aftësishë profesionale, respektivisht kompetenca për personat që e kalojnë trajnimin.
Projekti do të zbatohet deri më 27 dhjetor të këtij viti, kurse për realizimin e tij janë siguruar 153 mijë euro, nga BE-ja dhe Kryqi i kuq austriak.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024