Këshilli i Bashkisë së Shkupit ka vazhduar me diskutimet rreth gjetjes së mënyrave për uljen e ndotjes së ajrit, që e rradhiti Shkupin ndër qytetet më të ndotura të botës, përcjell telegrafi maqedoni.
Kështu, Këshilli ka vendosur ndalesë të shpërndarjes së mallrave nga ora 7:30 e deri në ora 18:00. Kjo ndalesë do të zgjatë deri më 31 mars dhe vlen për pjesët më të dendura të Shkupit.
Sjellja e mallrave do të lejohet nga mbrëmja e deri në mëngjes, kurse transportuesit nuk do të lejohen të ndalojnë më tepër se 15 minuta. Vendimi do të hyj në fuqi nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkisë së Shkupit./telegrafi
Një 43-vjeçare gjendet pa shenje jete në Prishtinë
Dy klube të mëdha interesohen për transferimin e Kolo Mouani...
“Përgjegjësia ndaj qytetarëve, prioritet”, Krasniqi tregon p...
Nis tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë
Agjencia koreano-jugore e zbulimit: 300 ushtarë koreano-veri...
AAK mban tubim elektoral në Gjakovë