Google ADS

Në Shkup protestohet kundër dënimit me burg për Abdylfetah Alimin

15:38 | 22 Mars 2019
Arbresh.info

Sot në Shkup po protestohet kundër dënimit me burg të Abdylefetah Alimit, i cili u dënua e shtatë vjet burg si i akuzuar për ngjarjet e “27 prillit”.

Protestuesit protestën e filluan para sheshit “Skënderbeu” dhe pastaj vazhduan marshimin drejtë Gjykatës Penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit gjatë marshimit brohorisnin “Liri për Abylfetah Alimin”, “Duam drejtësi”, “Të shpëtosh njeri nuk je terrorist”.

“Sot jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë demokratike. Ne prisnim që ai të shpërblehet si hero, ndërsa jo të dënohet. I kujtojmë opinionit se kush u amnistua, Krsto Mukoski, i cili hapi dyert e Kuvendit. Ky është vetëm një rast i radhës i montuar politik”, u tha në protestë.

Gjykata Penale është e rrethuar nga forcat policore.

Ndryshe, Gjykata Penale më 15 mars dënoi me shtatë vjet burg Abdylfetah Alimin, i cili ishte në mesin e të akuzuarve për ngjarjet e “27 prillit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme