Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë sot mbajti brifing për gazetarët me rastin e Konferencës së 21-të të kryeshefave të Shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare SHBA-Karta e Adriatikut (Maqedonia, Kroacia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi).
Siç informuan nga ministria dikasteriale, konferenca do të mbahet me 9 nëntor në Shkup, ndërsa në të do të marrin pjesë pesë vendet anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5), tre vende vëzhguese, tetë partner, Garda Nacionale e SHBA-ve dhe Komanda e Armatës së SHBA-ve për Evropën.
Në vendet anëtare bëjnë pjesë përfaqësuesit e Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndërsa në vendet vëzhguese janë përfaqësuesit e Sllovenisë, Serbisë dhe Kosovës. Nga Gardat Nacionale (GN) do të marrin pjesë GN e Vermontit, GN e Minesotas, GN e Ajovas, GN e Merilendit, GN e Ohajos, GN e Kolorados, GN e Nju Xhersit, GN e Mejnit, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëherit fjalim në hapjen e konferencës do të ketë Kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, si dhe zëvendësi i komandantit të komandës së Armatës së SHBA-ve për Evropën, gjeneral nënkoloneli Timoti Rej.
Tema e Konferencës së 21-të e kryeshefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit mes vendeve të A5 për integrimin e plotë në NATO dhe kontributin për siguri të Aleancës.
Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se në konferencë është paraparë të adresohet edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Marrëveshja për formimin e SHBA-Kartës së Adriatikut, zyrtarisht u nënshkrua në vitin 2003, me të cilën krahas SHBA-ve si shtet patronazh, Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia u zotuan që përmes kornizës institucionale ta zhvillojnë bashkëpunimin rajonal në sferën e mbrojtjes.
Në vitin 2008, kësaj nisme iu bashkangjitën Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve vëzhguese në grupin.
Takimet në formatin e kryeshefave të shtatmadhorive mbahen njëherë në vit, në të cilat çështje nga sfera e arsimit ushtarak, bashkëpunimit ushtarako-teknik, operacione për mbështetje të paqes dhe tema tjera aktuale nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë.
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...