Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe ”Polio Plus – lëvizja kundër hendikepit” do të realizojnë projektin ”Qendra për punësimin e presonave me hendikep”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, projekti është pjesë e Programit operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007-2013 në IPA programin.
Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja më e madhe e personave me hendikep në tregun e punës përmes përmirësimit të aftësive të tyre, arsimit, cilësive që do të kontribuojnë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Kompanitë do të njoftohen për përfitimet që do t’i kenë gjatë punësimit të personave me hendikep për t’u siguruar kushte të përshtatshme për integrimin e tyre të plotë.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...