Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (07.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 206 gjoba, përfshirë 46 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 20 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 15 për ngasje pa patentë shoferi.
“10 sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, tetë për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, pesë për shofer fillestar, katër për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, 28 sanksione për parkim të paligjshëm”.
“Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar do të vazhdojnë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...