Në Serbi për të nëntën ditë me radhë mbahen protesta për shkak të fitores së ish-kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet presidenciale në vend. Mbrëmë protesta janë mbajtur në Beograd, Nish dhe Novi Sad.
Demonstruesit e bllokuan lëvizjen në qytetet. Ata mbanin parulla të cilat kërkohet ndryshimi i elitës politike, të mbahen zgjedhje të ndershme, qasje e barabartë deri te arsimi dhe deri te financimi shtetëror për të, shëndetësi për të gjithë, media të lira dhe për mbrojtje dhe rritje të të drejtave të punëtorëve.
“Populli voton, ndërsa elita gëzohet”, shkruante në njërën nga parullat e protestave në Beograd.
Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjedhor pas 96,6 për qind të përpunuara nga fletëvotimet, në raundin e parë të zgjedhjeve Vuçiq kryeson me 55.02 për qind.
Njëkohësisht, Vuçiq deklaroi se fiton në tetë njësitë zgjedhore, ku kishte rivotim për shkak të parregullsive konstante zgjedhore.
Ish-kryeministri serb theksoi se para nëntë ditëve në zgjedhjet për president të vendit ai ka fituar 53.84 për qind, ndërsa sot, kur fitorja i është kontestuar nga njerëzit, të cilët nuk mund ta pranojnë humbjen, ai fiton në vendet ku kishte rivotim 71.66 për qind të votave.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...