Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 186 pacientë me COVID-19

11:52 | 24 Maj 2021
V. S.

Në 24 orët e kaluara në Kovid-Qendrat në spitalet e vendit njoftohet se po shërohen 186 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19.

Pas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 17 pacientë, në Kumanovë 34 pacientë, në Shtip 20 pacientë, në Tetovë 4 pacientë, në Veles janë shtruar për kurim 16 pacientë.

Në Kovid Qendrën në Ohër, 25 pacientë, Prilep 12 pacientë, Gostivar 5, Strugë 21 pacientë, në2 Strumicë 16 pacientë dhe kështu me radhë./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme