Fenomeni i zvogëlimit të numrit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës, tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit, ku nga viti në vit, shihet një tendencë në rënie progresive e numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor, shkruan gazeta KOHA.
Kjo dukuri është më prezent në Gjimnazin “Ibrahim Temo” ngrenë shqetësimin nga ky institucion arsimor.
Xheladin Muça, drejtor i shkollës “Ibraim Temo” tregon se nëse vazhdon kjo tendencë, rrudhja e paraleleve në gjuhën shqipe, nga viti në vit, do të bëhet realitet. Aktualisht në vit të para funksionojnë 6 paralele me mësim në gjuhën shqipe që nuk i kalojnë 100 nxënës. Ndërkohë, nëse krahasimi zbret në vitin shkollor 2012/2013, ku në vit të parë mësonin 273 nxënës, zvogëlimi i numrit të nxënësve shqiptarë rezulton drastik dhe i parikuperueshëm.
Për drejtorin e Shkollës së mesme “Ibrahim Temo” fenomeni është shqetësues, sepse sjell edhe një sërë implikimesh të tjera në shumë drejtime të cilat do të dalin në sipërfaqe në të ardhmen.
“Zvogëlimi i numrit të nxënësve është i dukshëm nga viti në vit dhe kjo është e vërteta”, përfundon drejtori Xheladin Muça.
E njëjta situatë është edhe në shkollën profesionale “Niko Nestor”, ku nga 1250 nxënës vetëm 652 janë nxënës që mësojnë në gjuhën shqipe.
Zëvendësdrejtori i “Niko Nestor”, Arbër Lloga, jep një të dhënë interesante se për herë të parë, sivjet, në këtë shkollë në vitin e parë në gjuhën maqedonase kishte më shumë nxënës se në atë shqipe, gjë që, sipas tij, nuk ndodhte prej shumë vitesh. Sipas Llogës vetëm për tre vjet numri i nxënës shqiptar në këtë shkollë është reduktuar për 200 nxënës, ndërsa numri i nxënësve në gjuhën maqedonase nuk ka lëvizur shumë.
Zvogëlimi i numrit të nxënësve në Komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit, si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por, një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë se kanë luajtur të ashtuquajturat “martesa me letra”, praktikë nëpërmjet së cilës një pjesë e madhe e të rinjve mërguan në vendet perëndimore, ku krijuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës me origjinë nga Struga të etnisë shqiptare ka në vendet perëndimore se sa në Komunën e Strugës.
Në komunën e Strugës funksionojnë njëmbëdhjetë shkolla fillore qendrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjetë e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënësve me këto ritme, mund të ndikojë që në të ardhmen shumë prej tyre rrezikojnë drynin dhe, për pasojë, shumë punëtorëve të arsimit do t’u rrezikohet vendi i punës.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...