A ka parregullsi në atë që Katica Janeva nuk ka propozuar që të ngrijë vetëm një banesë në hetimin “Banka Poshtare”, ndërsa pas një kohet të shkurtër e bleu të njëjtën ish-drejtori i MEPSO, Sasho Vasilevski, i cili njihet si i afërt me atë, heton Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në hetimin për rastin “Haraçi”, konfirmojnë nga atje për “A1on”.
Në këtë drejtim u morën parasysh edhe dëshmia e Janevës e cila dëshmoi në Prokurori, ndërsa ka mundësi që prokurorja Vilma Rsuksovska të thirr edhe disa persona tjerë të dyshuar për shit-blerjen e banesës dhe mundësisë së tregtimit nën ndikim.
“Po hetohet, ndërsa do të mbledhim dëshmi dhe do të shohim”, tha Ruskovska.
Banesën prej 109 metra katror dhe pesë metra katrorë garazh, Vasilveski e ka blerë më 30 tetor të vitit 2018 me çmim prej 80 mijë euro./Telegrafi/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...