Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), te kapitulli kushtuar ushtrimit të torturës në Maqedoni, përmendet edhe tortura policore ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Aty theksohet se deri në fund të vitit 2016, asnjë polic nuk është paditur për ankesat e avokatëve, se policia po përdor dhunë dhe torturë ndaj tyre.
“Në korrik, gjashtë prej 37 të dyshuarve për pjesëmarrje në përplasjet e armatosura me policinë, që ndodhën në Maj 2015 në Kumanovë, ku 18 persona mbetën të vdekur, kanë kërkuar nga gjykata ndihmë mjekësore pasi u ankuan nga brutaliteti policor nga burgu deri në gjykatë. Avokatët e të akuzuarve kërkuan shtyrje në afat të pacaktuar të rastit për shkak se “Tortura ndaj tyre është evidente dhe ka ndodhur që nga dita e parë e arrestimit të tyre e deri në seancën e fundit”. Gjykata ka informuar avokatët e të dyshuarve se raporti mjekësor ka konfirmuar abuzim fizik te dy të pandehur dhe kanë konstatuar lëndime minimale. Më 20 korrik, ish ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov ka deklaruar se Ministria e Brendshme ka hetuar disa herë këto ankesa, duke konstatuar se nuk ekzistojnë fakte që mbështesin ankesat për torturë. Deri në fund të vitit, asnjë polic nuk është paditur për torturë ose dhunë ndaj të pandehurve, përkundër ankesave dhe thirrjeve të bëra nga ekipi mbrojtës dhe Ombudsmani. Më 26 dhjetor, Ministri i Brendshëm njoftoi se do të hetojë dyshimet për dhunë kurse Prokuroria Publike e Shkupit pakonfirmuar se janë duke u zhvilluar hetime”, thuhet në raport.
Në këtë raport, i cili si rrallëherë deri tani është bojkotuar nga televizionet shqiptare në Maqedoni, thuhet se brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2016, në Maqedoni janë shqiptuar 22 aktvendime për raste që kanë të bëjnë me torturën.
Ndryshe raporti vjetor i DASH-it për vitin 2016, konstaton se presioni ndaj mediumeve mbetet një nga problemet kryesore në Maqedoni. Në këtë kontekst është përmendur edhe padia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kundër Gazetës Lajm dhe kryeredaktorit Isen Saliu, në vlerë prej 25.000 eurove, për tekstin me titull “Don’t be like DUI”.
Edhe kjo pjesë e raportit të DASH-it është heshtur nga pjesa më e madhe e mediumeve, që len vend për dyshim se për ta më me rëndësi është rejtingu i BDI-së se sa kolegjialiteti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...