Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të pjesëmarrjes së tij në konferencën e 16-të të kryetarëve të Kuvendeve të nismës Adriatiko-Joniane në Budvë, realizoi disa takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni.
Siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, në takim me nënkryetaren e Senatit italian Paola Taverna dhe me kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve italian, Etore Rosato është thënë se Italia do të vazhdojë t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE, si dhe pritjen se protokolli për anëtarësim të RMV-së në NATO do të ratifikohet në të dy dhomat në Republikën e Italisë kah fundi i muajit mars dhe në fillim të muajt prill, duke pasur parasysh se tanimë ka filluar debati për këtë çështje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të konferencës, Kryetari Xhaferi realizoi disa takime bilaterale me kolegët e tyre të rajonit. Në takimin me nikoqirin, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, shfaqi shpresë se bashkëpunimi me iniciativën rajonale do të jetë i suksesshëm dhe se do të identifikohen projekte të karakterit rajonal të cilat duhet ta mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...