Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk do ta kenë më problem mësimin në gjuhën e tyre amtare kjo pasi që tashmë janë siguruar librat në gjuhën shqipe.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka treguar se tashmë kanë arritur tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ dhe Gjuha Shqipe.
“Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do të distribohen nxënësve tonë, pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva” ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai gjithashtu ka shtuar se tanimë kanë mbetur të sigurohen vetëm librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë.
“Sigurimi i teksteve shkollore të lartëpërmendur paraqet një zgjidhje gati të kompletuar, pasi tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë të cilat duhen të jenë në përputhshmëri të plotë me historikun tonë Kombëtar Shqiptarë” ka përfunduar Arifi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...