Në pikën kufitare Tabanoc pritja për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është rreth 1 orë, informojnë nga LAMM. Nga atje shtojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë –Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...