Në Maqedoni ka gjithsej 12.207 raste aktive me coronavirus, ndërsa vetëm në Shkup ka 5.714 persona të infektuar. Në Tetovë ka 951 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 937, në GOstivar 497, Ohër 491, Kërçovë 411, në Strugë 364.
Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së, gjatë ditës së djeshe u regjistsruan 525 raste të reja nga 3.858 testime, ndërsa humbën jetën 18 persona.
“Në periudhën nga 6 gushti deri më 23 shtator në gjithë vendin janë infektuar 32.818 persona, prej të cilëve 22% kanë qenë plotësisht të vaksinuar, ose 7.248 persona. Është i madh numri i të pavaksinuarve që janë infektuar me coronavirus. Sipas statistikave, 25.570 persona ose 78% e të infektuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Hospitalizimi i personave të pavaksinuar është 80%, ndërsa vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë më e madhe”, thonë nga MSH.
Sipas të dhënave, nga 6 gushti deri më 23 shtator kanë humbur jetën 1.033 persona, prej të cilëve 888 nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 14% kanë pranuar vaksinë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?