“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë më të madhe opozitare në Sofje, Bojko Borisov në intervistën për gazetën “24 orë”.
I pyetur nëse plani i propozuar nga kryeministri i ri bullgar, Kirill Petkov për formimin e grupit të punës për dialog do të funksiononte, Borisov theksoi se mundet “vetëm t’i dëshirojë sukses” dhe “nëse i duhet mbështetje, do t’ia japë”.
Sipas Borisovit, “Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej”.
“Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut”, pohon Borisov, duke shtuar se “nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete”, prandaj Sofja “vetëm i ka ngadalësuar” Shkupin dhe Tiranën.
Jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...