Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë të mbyllur po debaton për ndihmën e re nga Maqedonia për Ukrainën, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.
“Ministria e Mbrojtjes monitoron të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë dhe si anëtare e NATO-s është gjithashtu e rëndësishme që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe të modernizojmë Ushtrinë, për të cilën këtë vit do të ndahen më shumë se 2 për qind e buxhetit.
Duke përmbushur aspiratën tonë shumëvjeçare për anëtarësim në BE, do të përmirësohet edhe siguria kolektive. Qeveria do të vendosë për një pako të re ndihme për Ukrainën sot në një seancë të mbyllur” tha ai.
Misajllovski mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për shënimin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Evropën”./Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League