Sot në mesnatë do të mbarojë mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti. Tani për tani në garë janë Grodana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.
Kandidati i përbashkët i LSDM dhe BDI së bashku me 31 parti më të vogla mori mbështetjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend.
Pendarovski krahas nënshkrimeve të deputetëve deri dje në zyrat e KShZ-së mblodhi rreth 32.000 nënshkrime nga qytetarët.
LSDM në kongres konfirmoi përzgjedhjen e Stevo Pendarovskit për kryetar shteti. Nga 783 delegatë të pranishëm, 712 në mënyrë unanime, votuan për Stevo Pendarovskin.
Kandidatja nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska Davkova nënshkrimet e nevojshme i mblodhi për një ditë. Rreth 16.000 qytetarë u nënshkruan për të në zyrat e KShZ-së në vend, përcjell telegrafi maqedoni.
Edhepse e mori besimin e shumicës së delegatëve të OBRM-PDUKM-së për kryetar të tyre në zgjedhjet për kryetar shteti, megjithatë, kërkoi mbështetjen edhe nga qytetarët, për siç tha ajo, të tregojë se është kandidat mbipartiak.
Nënshkrime e nevojshme i mblodhi edhe kandidati Blerim Reka, i cili ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Ai në konferencë për shtyp premtoi fushatë të ndryshme nga kandidatët tjerë. “Unë do të mësoj nga qytetarët, kryetari është në shërbim të qytetarëve”, tha Reka.
Në zgjedhjet për kryetar shteti mbledhin edhe Filip Petrovski, Dimçe, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Popivski.
Rrethi i parë zgjedhor fillon më 21 prill ndërsa rrethi i dytë zgjedhor do të jetë më 5 maj.
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...