Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u krye transplantimi i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur në historinë e shëndetësisë në vendit, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai njoftoi se në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, një pacient 60-vjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë mori një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës kishte pranuar t’i dhurojë organet.
Mes tjerash, ministri bëri të ditur se pos mëlçisë, është zhvilluar transplantimi i veshkave në dy pacientë me sëmundje të veshkave.
“Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë personelit të përfshirë në ndërhyrjen e transplanteve, do të doja të falënderoja familjen e donatorit dhe vendimin e tyre për të shpëtuar jo një, por tre jetë. Ata na treguan edhe një herë se jeta mund të dhurohet”, shkroi Sali.
Ai falënderoi gjithashtu të gjitha ekipet mjekësore të përfshira në transplantim, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë me pacientët gjatë 24 orëve të fundit.
“Falënderim të veçantë meriton profesori Zoran Karaxhov dhe ekipi i tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, i cili sot shkroi një faqe të re jo vetëm në fushën e kirurgjisë digjestive, por edhe në shëndetin e përgjithshëm”, u shpreh Sali.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë